“Rama 3″/ Prezantohet kabineti i ri qeverisës, shumica e ministrive “në dorën” e grave

Edi Rama, i zgjedhur kryeminstër i Shqipërisë për të tretën herë radhazi, prezantoi sot kabinetin e ri qeverisës.

Në asamblenë kombëtare të Partisë Socialiste, Rama shprehu vendimin për të pasur pranë vetes Arben Ahmetaj. Ai do të jetë zëvendës kryeministër për mandatin e tretë qeverisës së PS-së, duke zëvendësuar kështu Erion Braçen.

Në detyrë është rikonfirmuar Olta Xhacka, Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku, Niko Peleshi, Bledi Cuci, Elva Margariti dhe Evis Kushi. Ndërsa Etilda Gjonaj, të cilës iu besua posti i Sekretares për Gratë, do të zëvendësohet nga Ulsi Manja që do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë. Ndërsa Blendi Klosi do të zëvendësohet nga Mirela Kumaro, në Ministrinë e Turizmit.

Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet nga Lindita Nikolla.

Arben Ahmetaj – Zv.kryeministër

Olta Xhaçka – Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme

Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes

Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë

Blendi Çuçi – Ministër për Punët e Brendshme

Delinda Ibrahimi – Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Belinda Balluku – Ministre e Infrasktrukturës, Energjisë

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies

Evis Kushi – Ministre e Arsimit dhe Sportit

Frida Krifca – Ministre për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural

Mirela Kumbaro – Ministre për Turizmin dhe Mjedisin

Elva Margariti – Ministre e Kulturës

Qeveria e re do të ketë sërish 4 ministra shteti:

Elisa Spiropali – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilali – Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Bora Buzhaqi – Ministre për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ikonomi – Ministre për Standardet dhe Shërbimet