“Na hapni rrugën”/ Në “Bled Strategic Forum” Rama ka një kërkesë për kryeministrin slloven e një kritikë për BE

Shqipëria nuk po kërkon licencë për në Evropë, pasi ne jemi në Evropë, u shpreh kryeministri i vendit, Edi Rama sot gjatë “Bled Strategic Forum” që po mbahet, me pjesëmarrjen e krerëve të rajonit në Slloveni.

Duke folur për të ardhmen drejt BE-së, kryeministrat e Ballkanit u shprehën të zhgënjyer për vonesat dhe zvarritet e proceseve të integrimit.

Ndër të tjera, Rama i bëri thirrje të drejtpërdrejt kryeministrit slloven të mos pengojë hapjen e negociatave me BE-në për Shqipërinë:

“Ne jemi këtu për të luftuar,  sepse ne nuk po kërkojnë licencë për tu bërë evropianë. Ne jemi evropian.  Nuk ka të ardhme të BE pa Ballkanin perëndimor në BE.  Ju lutem mos përmendni më justifikime me  aktorët e tretë.  Kjo është qesharake. Na thonë që jemi të rëndësishëm dhe një ditë ne do martohemi me BE. Kjo tenton të  testojë  besnikërinë tonë. Nuk funksion kështu. Kam një lutje për në presidentin Bullgar.  Ju lutem juve bullgarëve,  hapni rrugën na lini të flasim me ta”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/888509091871354/