Almeda dhe Tolgahan me pushime në Shqipëri, promovojnë “parajsën” e jugut

Almeda Abazi së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin Tolgahan Sayisman kanë udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë, për të kaluar pushimet.                                                                                                       Almeda ka ndarë foto nga këto pushime, por ajo që i ka habitur të gjithë është fakti se edhe Tolgahan ka promovuar bukuritë e vendit tonë.

Aktori turk ka postuar në Instagram një foto nga Dhërmiu, duke promovuar ‘parajsën’ e bregdetit Jon.