Në brigjet e Sarandës është ankoruar jahti luksoz Flying Fox.
Jahti 500 milionë dollarësh, që besohet të jetë në pronësi të miliarderit Jeff Bezos, la udhëtuar dy ditët e fundit nga Sicilia drejt portit të Sarandës. Është ankoruar në fillim në gjirin e Sarandës e më pas në port ku ndodhet ende.
Anija do të furnizohet me karburant të lirë, pasi Shqipëria ka hequr taksat për jahtet dhe të huajt që udhëtojnë në Mesdhe mund të furnizohen duke blerë naftë me çmim deri në 58 lekë për një litër.
Çmimi i ulët i naftës ka bërë që në portin e Sarandës të shfaqen shpesh jahte miliarderësh.