Çifti i bashkëshortëve vdiq ndërsa u dogjën qindra hektarë tokë, shkarkohet shefi i PMNZSH në Gjirokastër

Zjarret masive që përfshinë disa fshatra në Gjirokastër gjatë këtij muaji dogjën qindra hektarë pyje e kullota, disa banesa e i morën jetën dy qytetarëve.

Për pasojë, sot është marrë vendimi për të hequr nga detyra shefi i PMNZSH Gjirokaster Kujtim Bizhga.

Kryetari i bashkisë Gjirokastër vendosi të zëvendësojë Bizhgën me gjeneral Pëllumb Shalarin, që ka eksperiencë të gjatë në fushën ushtarake.