Me siguri, e keni parë foton, ku duket një burrë që mbulon me bojë imazhet e sallonit të bukurisë, fill pasi Kabuli, kryeqyteti i Afganistanit u pushua nga talebanët.
Për të respektuar ligjet islamike të talebanëve, burri fshin modelet që mbajnë veshur fustane nusërie.
Njëra prej tyre është pikërisht këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj. Lajmin e ka dhënë vetë modelja teksa ka ndarë artikullin e “The Independent”, ku në foto duket pikërisht ajo.
Një ditë më parë, në konferencën për mediet, i pyetur në lidhje me të drejtat e grave, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se “ne do t’i lejojmë gratë të punojnë dhe studiojnë brenda kornizave. Do të jenë shumë aktive brenda shoqërisë sonë, brenda ligjit islamik.
Por sot, një vajzë raportohet të jetë vrarë, pasi kishte dalë ‘pa mbuluar’ në publik. Një gazetare afgane u urdhërua të shkojë në shtëpi e të mos të dalë më në media, ndërkohë që në rrugë shikohen gjithnjë e më pak gra.