Aksident tragjik në Tiranë dhe Elbasan, përplasen për vdekje këmbësorët

Dy aksidente tragjike kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në 10 minuta hapësirë kohore mes tyre në Elbasan dhe Tiranë.

Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh, shtetasi S.H., 61 vjeç duke drejtuar mjetin tip “Mazda”, ka aksidentuar për vdekje këmbësorin rreth 70 vjeç.

Shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, rreth orës 21:00, në “Misto Mame”, dyshohet se janë përfshirë në aksident rrugor mjeti me drejtues I. H., 39 vjeç dhe mjeti me drejtuese shtetasen B. G., 32 vjeçe. Si pasojë ka humbur jetën një shtetase këmbësore ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, rreth orës 20:50, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh, shtetasi S.H., 61 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Mazda”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I.H., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Pulesh, i cili ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.