Dy efektivë policie janë plagosur mesditën e sotme në Durrës, pasi mjeti i tyre është përplasur me një makinë tjetër.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:10, në lagjen numër katër të qytetit bregdetar. Policët me iniciale K.H dhe A.K. ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.08.2021, rreth orës 12:10, në lagjen nr.4, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin Sh. K., është përplasur me patrullën e Forcës së Posaçme “Shqiponja” e cila ishte në shërbim. Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.