Ksamil/ 33-vjeçari plagoset me armë në dhomën e hotelit

Një 33-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në Ksamil.

Ngjarja ka ndodhur në dhomën e hotelit ku po qëndronte shtetasi.

Pas hetimeve të kryera, policia njofton se ka arrestuar 28-vjeçarin nga Shkodra për plagosje nga pakujdesia.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45, në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë shoqëruar nga Policia deri në këto momente 7 persona për t”u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.