Arrestohet bashkëshorti i Angela Martinit, çfarë ndodhi në Mykonos?!

Bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini është arrestuar nga policia greke një ditë më parë në ishullin grek, Mykonos.

Proto Thema shkruan se Dragoș Săvulescu, me origjinë rumune është kapur nga policia bashkë me një person tjetër, teksa shpenzonte miliona euro në restorantet luksoze të ishullit grek.

Mediet vendase njoftojnë se Dragoș Săvulescu është  arrestuar dhe dënuar me 5.5 vjet burg në fillim të vitit 2019, për përvetësim të  parave publike në Rumani, së bashku me ish-kryebashkiakun Radu Mazăre.

Mësohet se dyshja kanë përvetësuar një total prej 114 milionë eurosh.

Dragoș Săvulescu, pas vendimit të autoriteteve gjyqësore, u arratis në Napoli të Italisë.

Por dje, roja bregdetare në Mykonos bashkë me zyrtarët e nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos organizuan një operacion të madh për arrestimin e tij.

Momentin e arrestimit, Dragoș Săvulescu po argëtohej me dy miq të tjerë në një restorant të mirënjohur në zonën e Mylwn, njëri prej të cilëve konsiderohet nga Interpol si një kriminel jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Dragoș Săvulescu kërkohej  nga Interpoli pas një urdhëri të lëshuar nga autoritetet rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit.

Autoritetet greke theksojnë se Săvulescu nuk i rezistoi arrestimit.

Dragoș Săvulescu dhe Angela Martini