Një çift bashkëshortësh është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme.
50-vjeçari me iniciale P.P dhe 41-vjeçarja me iniciale A.P kanë dyshohet se janë qëlluar rreth orës 22:15, pranë shtëpisë së tyre, në rrugën “Kosova”, Kamëz. Të dy janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.