Numri i vaksinimeve të kryera në vendin tonë ka shkuar në 1,229,405, ndërsa çdo ditë apelohet që të kryet nga të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë me një apel për qytetarët pas rritjes së rasteve të reja me COVID.
Ajo u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen në qendrën më të afërt të vaksinimit në vend duke theksuar se vaksinat shpëtojnë jetë.
“Rritja e rasteve të të prekurve nga COVID 19 është tregues se vaksinimi nuk pret. Vaksinohu sa më parë në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat shpëtojnë jetë. *** 1,229,405 vaksinime të kryera deri më sot”, shkruan Manastirliu.
Kujtojmë se dita e sotme shënoi një rritje të ndjeshme të rasteve, plot 99 qytetarë të prekur në 24 orë duke e cuar numrin e personave aktivë me COVID në 539.
Versioni Delta i COVID ka sjellë shtim të rasteve për shkak të trasmetueshmërisë së madhe.