Zjarri rrezikon jetën e banorëve, evakuime në fshatin Arshi Lengo në Lunxhëri

Banorët e fshatit Arshi Lengo në Lunxhëri të Gjirokastrës janë detyruar të largohen nga shtëpia e tyre për shkak të flakëve që pushtuan zonën.

Banorët u përballën me tmerrin e flakëve në Lunxhëri të Gjirokastrës, ndërsa një 64-vjeçar mbeti i vdekur dhe bashkëshortja e tij u lëndua rëndë nga zjarri.

Ai së bashku me bashkëshorten, e cila është dërguar në spital në gjendje të rëndë, po përpiqeshin të shuanin flakët në shtëpi.

Fshatrat Asim Zeneli, Arshi Lengo dhe Krina në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone po përballen akoma me flakët.

Forcat e ushtrisë dhe banorët po përdorin çdo mjet të mundshëm për t’i shuar, por flakët vijojnë të përhapen të favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.