Një 64-vjeçar humbur jetën sot, pasi është djegur nga flakët, në shtëpinë e tij, në Lunxhëri të Gjirokastrës.
Gruaja e tij, është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.
Tri fshatra të njësisë Administrative Lunxhëri – Antigone, Asim Zeneli, Arshi Lengo dhe Krina janë përfshirë nga zjarre masive, që po rrezikojnë banesat, njerëzit dhe gjedhët.
Flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta, duke vështirësuar punën e forcave të ushtrisë, por dhe të banorëve të zonës, që po përdornin çdo mjet në luftë me zjarrin.