Nis muaji i hapur i vaksinimit masiv për qytetarët mbi 18 vjeç

Muaji i vaksinimit të hapur për grupmoshën mbi 18-vjeç ka nisur ditën e sotme.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të afërmve.

Qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 20:00.

Për të kryer vaksinën çdo qytetar mund të paraqitet me kartën e identitetit në qendrën më të afërt shëndetësore.