Për’puthen – Edicioni i radhës së emisionit të dashurisë ka pasur mjaft ndryshime në rregulla. Duke qenë se më herët ishte thënë se nuk ka rikthime të ish-konkurrentëve, tani kjo ka ndryshuar.
Ishin Mevlan Shaba dhe Ana Lleshi ata që u rikthyen dhe bënë menjëherë bujë. Por duket se tani do të ketë edhe rikthime të tjera, e thuhet se janë ish-konkurrentë të këtij sezoni.
Është fjala për Edin dhe për Adën, të cilët u përjashtuan për thyerje rregullash. Përflitet se Edi dhe Ada, të cilët nisën një rrugëtim bashkë do të rikthehen në program mbase për ta vazhduar dhe ushqyer pëlqimin e tyre brenda programit.
Edi ka qenë ai, i cili ka pyetur dhe ndjekësit e tij në “Instagram” nëse u mungon në emision dhe se a dëshirojnë të rikthehet.
Edi dhe Ada patën një takim të bukur të parë bashkë, për tu zënë më pas me fjalë të rënda e për ta mbyllur me një kërkim faljeje të ndjerë e surprizues në mënyrë që të vazhdonin njohjen.
Burimi: Gazeta Shqip