Një kabllo kyçe nënujore e komunikimit është shkatërruar në Tonga si pasojë e vullkanit dhe mund të marrë katër javë kohë për t’u riparuar, sipas Ministrisë së Jashtme të Zelandës së Re.
Kablloja është dëmtuar pas shpërthimit të vullkanit të shtunën, duke pamundësuar komunikimet brenda dhe jashtë këtij ishulli të Paqësorit.
Shpërthimi ka nxitur më pas cunami, i cili ka lënë të vdekur tre persona.
“Kompania amerikane e kabllove, SubCom ka thënë se do të duhen të paktën katër javë që kablloja e komunikimeve në Tonga të riparohet”, është thënë në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
SubCom, ka thënë se është duke punuar me kompaninë e telekomunikimeve në Tonga për të mobilizuar një anije për riparim të kabllove, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.
Tonga nuk ka arritur të kontaktojë me pjesën tjetër të botës prej shpërthimit të së shtunës.