Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ou përgjigj sot prokurorëve për protestën e 8 janarit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Pasi dha dëshminë e tij, Basha tha se autorët e dhunës së protestës duhet të vihen para drejtësisë, duke nënvizuar më tej se Sali Berisha për egoizmin dhe interesat e tij personale po shkatërron PD-në.
Ai theksoi se demokratët u thirrën për t’u përdorur si fasadë dhe vetëm një pjesë shumë e vogël iu përgjigj thirrjes së ish-kryeministrit Berisha, të cilët edhe ata u distancuan nga aktet e dhunës.
Gazetarët e pyetën kryedemokratin Basha paa daljesnga prokuroria:
Pse e fortifikuat selinë e PD?
Lulzim Basha: Nuk preferoj të kaloj në metafora të tilla. PD ishte e përgatitur për çdo skenar e kishim një qëllim të shmangnim me çdo kusht atë që po kërkohej me çdo kusht, gjakderdhja më 8 janar.
A kërkuat hetim të zotit Berisha?
Lulzim Basha: Të gjithë secilit nga i pari te i fundit dhe vënien para drejtësisë nga Sali Berisha tek i fundit duke bërë diferencim mes organizatorëve urdhërues të dhunës që e gjithë bota i pa dhe atyre demokratëve që u distancuan dhe e kanë kuptuar sot që u përdorën si fasadë…që u përpoqën të nxisnin konfliktin deri në vëllavrasje mes demokratëve dhe nuk ia dolën.
Ka një interes nga ana e hetimit për çdo detaj të ngjarjes interesi im është që PD e demokratët të rikthehen sa më shpejt kundër qeverisjes larg akteve të dhunës e gjuhës së urrejtjes nga një person që vuri interesin personal para interesit të demokratëve.
A kërkuat të ketë hetim të personave konkret?
Lulzim Basha: Kërkova hetim të plotë e të gjithanshëm të kësaj ngjarje se për fat të keq s’ishte asgjë më pak se organizimi vetëdijshëm i planifikuar i një tentative vrasje mes demokratëve për interesa të ngushta personale me autor një grup të strukturuar kriminal… të një grushti personash me rekorde kriminale
Cila është vija juaj e kuqe a do keni një përballje për të larguar përfundimisht Sali Berishën?
Lulzim Basha: Vija e kuqe është kaluar prej kohësh, instrumenti i vetëm për ndryshim ishte 25 prilli ndaj duam një orë e më parë të kthehemi me gjithë energjinë në betejën e nisur për ti kthyer shqiptarëve demokracinë për një drejtësi që nuk mbron por ndëshkon politikanët e korruptuar që janë e vetmja mënyrë për t’i kthyer Shqipërinë shqiptarëve.
Marrja në pyetje e Bashës dhe Bardhit vjen një ditë pasi Sali Berisha dhe Flamur Noka dhanë deklarimet e tyre për protestën e 8 janarit. Pas daljes nga Prokuroria, Berisha deklaroi dje se kishte informuar hetuesit mbi atë që ai e quan banda e Lulzim Bashës brenda në seli.
Sipas tij ka pasur njerëz të armatosur në godinë atë ditë dhe armët u larguan me makinën e kreut të Partisë Demokratike. Ai akuzoi sërish Bashën si peng të Ramës,teksa paralajmëroi edhe një herë protesta të fuqishme.
Ai nuk specifikoi datë për protestën e radhës, por ndërkohë deklaroi rikthimin e takimeve me qytetarët që do të nisin të dielën nga Shkodra.