Shakira rrezikon të shkojë pas hekurave!

Këngëtarja Shakira ndodhet në një proces gjyqësor, pasi nuk ka paguar taksat Spanjë, prej një vlere 13 milionë funte ose 15.2 milionë euro.

Sipas prokurorëve, këngëtarja nuk pagoi taksat në Spanjë gjatë viteve 2012-2014. Shakira është shprehur më herët se gjatë atyre viteve jetonte në Bahama dhe se ka vizituar vendin vetëm në disa raste specifike.

Sipas një gjykatësi ka prova të mjaftueshme që Shakira të shkojë në gjyq për shmangien e taksave. Nga ana tjetër thuhet se Shakira ka në plan që të paraqesë një apel në Gjykatën e Barcelonës kundër këtij vendimi.

Artistja ka këmbëngulur më parë se ajo është e pafajshme për evazion fiskal pasi u mor në pyetje nga një gjykatës spanjoll.

Prokurorët ngritën akuza se Shakira pagoi taksat në Spanjë pavarësisht se ishte banore e shtetit për katër vjet para vitit 2014.

Thuhet se ajo u transferua në Spanjë në vitin 2011 kur bëri publike marrëdhënien ë me futbollistin Gerard Pique, ndërkohë që prokurorët pretendojnë se ajo mbajti vendbanimin e saj zyrtar të taksave në Bahama deri në 2015-tën kur filloi të paguante taksa në Spanjë.