Dortmundi zëvendëson Sanchon me një holandez

Borussia e Dortmundit ka zëvendësuar Jadon Sanchos me talentin holandez Donyell Malen nga PSV Eindhoven.

Për kalimin e Malen te Borussia e Dortmundit, flitej prej ditësh por tashmë transferimi ka marrë formë zyrtare, me verdhezinjtë që bëjnë një goditje të rëndësishme për prespektivën.

Malen i cili grumbullohet rregullisht edhe nga përfaqësuesja holandeze në total në 81 ndeshje me PSV Eindhoven ka arritur të realizojë 40 gola, një mesatare e shkëlqyer kjo për një 22-vjeçar.

Kartoni i Malen i kushtoi Dortmundit 40 milionë euro ndërkohë që sulmuesi ka firmosur deri në vitin 2026.