31 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid 19, nga 3628 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Fatmirësisht, prej shumë ditësh nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e këtij virusi, ndërsa aktualisht janë 269 pacientë aktivë në të gjithë vendin.
Aktualisht, në spital ndodhen 13 pacientë, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,166 që nga fillimi i epidemisë.
Në njoftimin e saj, MSH apelon për vaksinimin e popullsisë, taksa në vend po qarkullon varianti “Delta” i Covid 19, një mutacion më i transmetueshëm i koronavirusit.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Janë kryer 3628 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Elbasan, nga 6 raste në Tiranë, Lezhë, 3 në Kukës, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Has, Gjirokastër, Sarandë, Dimal, Kuçovë.
Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 13
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3628
Testime totale 885,728
Raste pozitive 132,922
Raste të shëruara 130,166
Raste Aktive 300
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 104
Elbasan 40
Kukës 32
Lezhë 29
Vlorë 27
Durrës 17
Fier 16
Shkodër 13
Berat 9
Korçë 9
Gjirokastër 4