Aksidenti tragjik në Kroaci, Rama: Fatkeqësi pikëlluese, ngushëllime familjeve të viktimave

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një fatkeqësi pikëlluese vdekjen e 10 qytetarëve nga Kosova pas aksidentit tragjik në Kroaci.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave duke uruar që të plagosurit t’ia dalin të shërohen.

“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave”, shkruan Rama.

Screenshot_2-25.jpg