Mbështeti hapur Donaldin, Mozzik reagon pas kritikave se i dha informacione aktorit

Mozziku ishte këngëtari që surprizoi mbrëmë banorët e “Big Brother VIP”, në përfundim të spektaklit.

Por  gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë, artisti shprehu hapur suportin për Donaldin, duke i uruar fitoren.

Aktori e shoqëroi reperin brenda ambienteve të shtëpisë, duke nxitur shumë kritika, ndërsa ndjekësit thonë se Mozzik i dërgoi informacione.

Megjithatë, mesa duket reperi nuk është shqetësuar shumë nga këto debatet e krijuara, duke shprehur edhe një herë mbështetjen për aktorin e humorit.

Ai ka publikuar një ‘story’ në llogarinë e tij të “Instagram”, ku uron fitoren e Donaldit dhe deklaron se po e pret nga jashtë.

“Ti vjen nga Vlora, o vlla, ngrite edhe një herë Flamurin si duhet. Të përqafoj e të pres jashtë! King Donaldi!”.- ka shkruar ai.