Beatrix Ramosaj i dedikon këngë romancës me Donald Veshajn

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka publikuar projektin e ri muzikor “Faj” që duket se ia dedikon romancës së saj që lindi brenda shtëpisë së Big Brother VIP me aktorin Donald Veshaj.

“Nga zemra ime, për të gjithë ju. Sidomos ty…”, shkruan Trixa në një postim Instastory.

Për këtë duket se i referohet të gjithë atyre që e kanë komentuar romancën e saj me Donaldin. Kujtojmë se disa ditë më parë, Beatrix Ramosaj reagoi me anë të një postimi në Instagram duke treguar se pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ishte fokusuar tek muzika.

Ndër të tjera, ajo tregoi se kishte nevojë edhe për pak kohë për veten.

Sa i përket romancës me Donald Veshajn, Trixa tha se ai duhet të marrë fitoren e reality show, ndërsa për historinë e tyre, thekson se nëse ai do i zgjaste dorën për tu hedhur bashkë, do e bënte sërish.