Një grua nga Argjentina hoqi fustanin, duke dalë verëm me të brendshme, për ta veshur më pas si një maskë anti Covid ndërsa priste në radhë për të hyrë në një dyqan akulloresh.
“Mos kërkoni maskën time për fytyrën, unë po e vendos,” i thotë ajo me guxim stafit në dyqanin në Godoy Cruz, një qytet në provincën perëndimore të Mendozës, përpara se të zhvishet.
Pamjet e regjistruara tregojnë dhe një burrë që i afrohet banakut me tre vajzat. Edhe pse mban maskën poshtë hundës, atij i lejohet të bëjë porosinë, ndërsa gruaja gjysmë e zhveshur përpiqet të lidhë fustanin e zi rreth fytyrës, por shërbimi i refuzohet dhe ajo detyrohet të dalë jashtë.
Akulloren mundi ta merrte vetëm kur një person nga grupi i saj shoqëror siguroi një maskë.