Ndahet nga jeta nga Presidenti i Parlamentit Europian, reagimet nga politika shqiptare: Avokat i integrimit të vendit tonë në BE

David SASSOLI, EP President welcomes His Majesty King Abdullah II, King of the Hashemite Kingdom of Jordan- Official welcome

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli që ndërroi jetë sot në moshën 65-vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Politikani ishte sëmurë rëndë që prej më shumë se dy javësh duke anuluar çdo lloj aktiviteti. Sassoli ishte shtruar në një spital në Itali muajin e kaluar për shkak të komplikacioneve serioze me sistemin e tij imun.

Sassoli ndërroi jetë në orët e para të martën në një spital në Aviano”, shkroi në Tëitter zëdhënësi i tij Roberto Cuillo.

Në shtator të vitit të kaluar ai u shtrua në një spital në Strasburg ku u trajtua për pneumoni, ndërsa sot, 65-vjeçari humbi betejën me sëmundjen.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, shpreh ngushëllimet, teksa shkruan se Shqipëria humbi një mik të madh.

Jam thellësisht e dëshpëruar  për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli. Evropa humbi një politikan e shtetar të shquar, Parlamenti Evropian liderin e tij vizionar, Shqipëria humbi një mik të madh, të rrallë e të çmuar, që ishte, siç u shpreh ai vetë në takimin që patëm para një muaji, ‘zëri i Shqipërisë brenda BE-së’. Ngushëllime familjes! Pushofsh në paqe, i dashur David!”, shkruan Nikolla.

Edhe kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”, ka shprehur keqardhjen për ndarjen e papritur nga jeta të Sassolit.

Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte…”.