Italia po përballet me përmbytje në disa qytete të vendit, pas shirave dhe breshërit të fuqishëm.
Në zona të caktuara ka pasur rrëshqitje dherash. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë për të shpëtuar të moshuarit dhe personat e tjerë që kanë pasur nevojë për ndihmë.
Sipas raportimeve 50 persona ishin bllokuar brenda shtëpive të tyre, ndërsa rruga shtetërore Regina, u bllokua nga uji.
Situata vijon të mbetet e vështirë në zonën e Belivos, pasi ekziston mundësia që të rritet së tepërmi diga e liqenit Cernobbio dhe përmbytjet të bëhen më të mëdha.
Përmbytjet katastrofike i kanë marrë jetën dhjetëra qytetarëve në Gjermani e Belgjikë, ndërkohë që dy javët e fundit disa shtete të Europës po përballen me situata të ngjashme.