Mbërrijnë në Rinas mbi 67 mijë doza Pfizer

67.860 doza të tjera vaksinash anticovid Pfizer kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”.

Numri total i vaksinave të ardhura në vendin tonë ka shkuar në 1,679,410, ndërsa sasia e mbërritur ditën e sotme janë siguruar nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian.

Prej fillimit të pandemisë deri më sot janë kryer 1.148.910 testime në total, ndërsa vijon vaksinimi masiv i popullatës.

Postimi i plotë i Kryeministrit Rama:

67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend

Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian

#Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime.

#ShqipëriaBuzëqesh

#SkaKohëPërPushim