Një student u qëllua për vdekje nga një oficer policie, pasi ky e fundit akuzoi të riun se nuk mbante maskën anti-Coid gjatë xhirimeve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kongo, ku vendi po përballet me valë e tretë të pandemisë së re të koronavirusit, raportuan sot dëshmitarë okularë dhe mediet lokale.
“Shoku ynë i klasës, Honore Sama, student në Universitetin e Kinshasa, ishte duke xhiruar një projekt për një praktikë komedie. Oficeri i policisë i kërkoi që ai të vendoste maskën”, tha dëshmitari okular, Pasian Ondia për Agjencinë Franceze të Lajmeve.
“Pavarësisht se ai i tregoi maskën policit, duke ia shpjeguar situatën, oficeri e akuzoi për mosbindje dhe e qëlloi“, thotë dëshmitari.
Përdorimi i maskës është i detyrueshëm në vend, me një gjobë prej 10,000 franga Kongo (rreth 4 euro). Por në Kinshasa, oficerët e policisë shpesh akuzohen për ngacmim të qytetarëve dhe përvetësim të gjobave pa lëshuar vërtetime shkeljeje dhe gjobitje.
Që prej 10 korrikut, fushata e imunizimit është pezulluar në vend me një popullsi prej 92 milionë njerëzve, pasi stoku i vaksinave të ndërmarrjes farmaceutike anglo-suedeze AstraZeneca tejkaloi datën e skadimit.