Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë pas një konflikti të çastit.
Ngjarja u regjistrua në rrugën “Todi Shkurti”, në një lokal, ku mësohet se të plagosur kanë mbetur Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si Aldo Gjini.
Mësohet se Gjoka ka marrë një plumb në shpatull ndërsa Marashi është plagosur në gjoks. Ata janë dërguar në spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihet ende shkaku që ka sjellë konflikt mes tyre deri në përdorimin e armës.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa po punohet për kapjen e tij.
Policia ka ngritur postblloqe në rrugët e Tiranës dhe janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.